Flash News

KRYESORE

Lojëra fati dhe pika bastesh, në 24 orët e fundit evidentohen tre raste

Lojëra fati dhe pika bastesh, në 24 orët e fundit evidentohen tre

Pavarësisht vendimit të qeverisë për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të fatit, në 24 orët e fundit janë evidentuar tre raste të ushtrimit të këtij aktiviteti.

Policia njofton se 3 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, një valixhe me çipsa, katër aparatura, një njësi kompjuterike dhe dy pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Policia bën të ditur se në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi F. R., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e subjektit të tij u gjetën dy tavolina pokeri dhe një valixhe me çipsa.

Në Elbasan u procedua penalisht shtetasi M. A., 26 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan katër aparatura dhe një njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për lojëra fati.

Në Vlorë u procedua penalisht shtetasi R. S., 25 vjeç, pasi në lokalin e tij iu gjetën dy pajisje kompjuterike pa dokumentacion të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

Të fundit