Flash News

KRYESORE

Lojërat e fatit dhe bastet sportive, reagon Rama: Do vdesin për Vit të Ri

Lojërat e fatit dhe bastet sportive, reagon Rama: Do vdesin për Vit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave se pas ligjit për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive fshihet një tjetër koncesion, siç ka ndodhur me Check-Up-in, me atë të rrugëve, të kioskave, të laboratorëve etj.

Përmes një reagimi në twitter, Rama shkruan se ky monopol online do vdesë për Vit të Ri.

“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazanëve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online! Këtë për çudi s'e paska Taulanti. Mos u lodhni kot, bastet s'i shpëtoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X”, shkruan kryeministri.

Të fundit