Flash News

KRYESORE

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen në 2026 në Itali

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen në 2026 në

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar votoi që Olimpiada Dimërore në vitin 2026 do të mbahet në Itali.

Dy qytetet, Millano dhe Kortina d'Ampezo do të presin Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore, ndërsa fituan garën me qytetin e Stokholmit.

"Urime Milanos dhe Kortinas. Presim të kemi Lojëra të jashtëzakonshme në një vend tradicional të sporteve dimërore", tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Milano dhe Kortina nuk do të jenë qytetet e vetme ku do të zhvillohen gara sportive. edhe në alpet italiane do të ketë konkurrime në Bormio dhe Livigno.

Në garë për organizimin e Lojërave më 2026 kanë qenë edhe katër qytete tjera: Sion i Zvicrës, Saporo i Japonisë, Graci i Austrisë dhe Kalgari i Kanadasë.

Të fundit