Lojtarët bëjnë presion për trajnerin Flick, Salihamidzic: E vendosim ne!

Hansi Flick deri tani po bën një punë fantastike te Bayern dhe shumë lojtarë kanë folur mirë për të. Drejtori Hasan Salihamidzic pas fitores 6-1 ndaj Werder Bremen komentoi spekulimet e medias dhe “presionin” që po ushtrojnë yjet bavarezë për

“Nuk diskutohet se puna e tij është gjithmonë nën vëzhgim. Le të shohim si sillet me lojtarët dhe çfarë përgjigjesh merr prej tyre. Gjërat janë të qarta për atë që kemi vendosur se do të bëjmë në të ardhmen”, ka deklaruar Salihamidzic.

“Futbollsitët mund të shprehin opinionet e tyre e të deklarojnë se janë në favor të konfirmimit të trajnerit, por në përfundim vendimi u takon ekskluzivisht drejtuesve”, ka shtuar ai.