Flash News

KRYESORE

Lojtarët e Skënderbeut dëshmojnë në UEFA, mohojnë akuzat për trukimin e këtyre 4 ndeshjeve

Lojtarët e Skënderbeut dëshmojnë në UEFA, mohojnë

Ditën e sotme, gjashtë përfaqësues të Skënderbeut, respektivisht presidenti Ardian Takaj, ish-kapiteni Blendi Shkëmbi, ish-lojtarët Liridon Latifi, Bernard Berisha dhe mesfushorët Sabjen Lilaj dhe Bakari Nimaga kanë dëshmuar para Komisionit të Apelit të UEFA-s në lidhje me akuzat se ata kanë marrë pjesë në trukimin e 4 ndeshjeve të Ligës së Europës. Ndeshjet e përmendura nga raportet e UEFA-s janë:

  1. Crusaders vs. Skënderbeu (3-2 FT)
  2. Sporting Clube de Portugal vs. Skënderbeu (5-1 FT)
  3. Skënderbeu vs. FC Lokomotiv Moskva (0-3 FT)
  4. NK Dinamo Zagreb vs. Skënderbeu (4-1)

Sipas informacioneve paraprake, lojtarët kanë mohuar kategorikisht përfshirjen e tyre në manipulimin e ndeshjeve dhe kanë kërkuar anulimin e vendimit të Komisionit të Etikës, që i përjashton korçarët me 10 vite nga kompeticionet europiane dhe i gjobit me 1 milion euro gjobë.

Nëse nuk ndryshon ky vendim, atëherë drejtuesit e klubit do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të Lozanës dhe pse jo edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës.

Të fundit