Flash News

KRYESORE

Lojtarët e Tiranës nuk e njohin koronavirusin, dalin në stërvitje

Lojtarët e Tiranës nuk e njohin koronavirusin, dalin në

Shqipëria është thuajse e tëra në karantinë, por ka edhe përjashtime që nuk i shpjegon dot askush. Për shembull, disa futbollistë të Tiranës nuk duan t'ia dinë se ekziston një farë koronavirusi, që ka befasuar gjithë botën dhe nuk ka mëshirë për askënd.

Ata kanë thyer rregullat, sepse kanë zbritur në fushën e blertë të “Selman Stërmasit” duke bërë stërvitje normalisht, sikur të ishte një ditë e zakonshme pas një ndeshjeje në kampionat.

Këtë foto e ka siguruar Top Channel, e cila përfaqëson fiks atë që asnjë shqiptar nuk duhet të bëjë këto ditë: të dalë nga shtëpia. Stop Tirana! Stop e gjithë Shqipëria!

Të fundit