Lojtari doli pozitiv me covid-19, del përgjigja e testit për stafin e Bylisit pasi kryen testin

Del përgjigja e testit për të gjitha lojtarët dhe stafin e ekipit të Bylisit, pasi lojtari Eridon Qardaku rezultoi pozitiv me covid-19.

Mësohet se të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit kanë rezultuar negativë për virusin covid-19, pasi iu nënshtruan testit, për shkak se një futbollist ishte infektuar.

Në kushte të tilla, ndeshja e sotme në orën 17.00 Bylis-Tirana pritet të zhvillohet siç ishte planifikuar.