Flash News

KRYESORE

Lojtari i Chelsea: Na mungon një bomber si Lewandowski

Lojtari i Chelsea: Na mungon një bomber si Lewandowski

Antonio Rudiger mendon se Chelsea ka nevojë për një sulmues të klasit botëror si Robert Lewandowski. Sipas mbrojtësit gjerman të "Bluve", polaku është një “vrasës” para porte dhe gjithmonë i duhet skuadrës në metrat e fundit me prezencën e tij.

“Në disa raste, mendoj se na mungon një sulmues si ai”, tha fillimisht Rudiger. “Lewandowski është një vrasës para porte dhe ka motivim të jashtëzakonshëm. Ai është 31 vjeç dhe kjo është për t’u marrë shembull”, është shprehur Rudiger.

Gjermani me shumë mundësi do të jetë titullar në ndeshjen e së martës mbrëma në Champions League, Chelsea-Bayern Munchen.

Të fundit