Flash News

KRYESORE

Lojtari i Liverpool-it nuk e beson suksesin: "A është trofeu ynë ky?"

Lojtari i Liverpool-it nuk e beson suksesin: "A është trofeu

Liverpool po kalon ditët më të lavdishme. Dje skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u shpall kampione bote në finalen e Botërorit të klubeve, duke mposhtur 1-0 Flamengon me gol të brazilianit Firmino.

Anglezët sivjet kanë fituar edhe Champions League dhe Superkupën e Europës. Këtë nuk e kishte arritur asnjë skuadër tjetër nga ishulli britanik deri dje. Sulmuesi anësor Sadio Mane ka zbuluar dialogun argëtues që ka patur me mesfushorin Naby Keita pas triumfit. Sipas tij, shoku i tij i skuadrës nuk e besonte atë sukses.

"Keita më pyeti nëse trofeu ishte i yni dhe nëse do ta merrnim me vete në shtëpi. I thashë 'po' dhe nga ai moment donte ta mbanim kupën të dy dhe kemi filluar të qeshim. Jemi kampionë", ka shkruar sulmuesi në Instagram.

Të fundit