Flash News

KRYESORE

Lojtari i Milanit "snobon" Spanjën, do të zgjedhë Francën

Lojtari i Milanit "snobon" Spanjën, do të zgjedhë

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, ka vendosur përfundimisht të zgjedhë kombëtaren që do të përfaqësojë. Ai kishte dy mundësi zgjedhjeje, Francën dhe Spanjën. Ekipi iberik ka më shumë mundësi për të, por lojtari ka preferuar të zgjedhë kampionët e botës.

"Vendimi im është marrë ndër vite. Kam luajtur me ekipin U-18 të Francës, pavarësisht se Spanja na ka bëri shumë ftesa mua dhe Lucasit. Suksesi i tij me Francën më bind akoma më shumë. Jam krenar për të, pasi ka fituar kupën e botës", - tha ai.

Deschamps ka 3 lojtarë në krahun e majtë të mbrojtjes, Ferland, Benjamin Mendy dhe Lucas Digne. Theo Hernandez do e ketë të vështirë të gjejë një vend, por shpreson se do e marrë.

Të fundit