Flash News

KRYESORE

Lojtari i Realit i hap sfidë Bale: Fol në spanjisht!

Lojtari i Realit i hap sfidë Bale: Fol në spanjisht!

Portieri i Real Madrid-it, Thibout Courtois, ka një shoqëri të mirë me sulmuesin Gareth Bale. Të dy kalojnë shumë kohë dhe belgu mbron shokun e tij të skuadrës për akuzat ndaj gjuhën spanjolle. Belgu tregon se sulmuesi e flet shumë mirë gjuhën, por preferon të flasë në anglisht.

"Nuk jam një person i lehtë për t'u shoqëruar me mua. Flas 4 gjuhë të huaja, anglisht, frangjisht, spanjisht dhe holandisht. Kam studiuar dhe gjermanisht në shkollë, ndërsa po përpiqem të mësoj pak portugezshe duke qëndruar me brazilianët që kam në skuadër.

"Më pëlqen të flas anglisht me Gareth, që të mos e harroj. Ai e flet më mirë spanjishten se sa mendojnë njerëzit. Ai mund të japë një intervistë në spanjisht pa problem. Flas shumë me të, më pëlqen dhe golfi. Bale bën gjithçka për të fituar ndeshjet. Gjithmonë kritikohet për golfin dhe gjuhën, por dua ta shoh atë të japë intervistë në spanjisht, sepse e flet shumë mirë në dhomat e zhveshjes me shokët e skuadrës dhe e kupton mirë. Ai preferon të flasë anglisht dhe është zgjedhja e tij, vetëm se do të ndalonte njerëzit të flisnin", - tha Courtois.

Të fundit