Flash News

KRYESORE

Lojtari më i mirë i vitit, zbulohet për kë votuan Pannuci dhe Agolli

Lojtari më i mirë i vitit, zbulohet për kë votuan Pannuci

Cristiano Ronaldo u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA. Për këtë çmim votojnë trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, ku mes tyre kanë qenë edhe votat e kapitenit dhe trajneri kombëtares shqiptare, Ansi Agolli dhe Christian Panucci.

Si Agolli ashtu edhe Pannuci kanë votuar me pikët makismale Cristiano Ronaldo ndërkohë që sërish në të njëjtën linjë kanë votuar të dy me nga tre pikë Messin. Por preferencat për votën e tretë kanë ndryshuar, ku kapiteni kuqezi ka votuar Buffon, ndërsa Panucci Naymar.

Agolli dhe Panucci kanë qenë në një mendjen edhe për trajnerin më të mirë, ku të dy votuan Zinedine Zidan. Po ashtu me nga 3 pikë ata kanë votuar Massimilliano Allegrin. Ndërsa në perferencën e tretë Panucci i ka dhënë 1 pikë Diego Simeones, ndërsa Ansi Agolli ka votuar për Maurico Pochetino.

 

Të fundit