Lojtari shkodran ironizon me Kamzën: Turp të qëndrojë Bathorja në Kategorinë Superiore

Mesfushori shkodran, Stivi Vecaj që është rritur si futbollist te Vllaznia dhe aktualusht aktivizohet me Tërbunin e Pukës është shprehur i zhgënjyer më zbritjen nga kategoria të ekipit kuqeblu, teksa ka ironizuar edhe me Kamzën, që e quan ekipi i Bathores.

”Të rrijë Bathorja në Superligë dhe të bie Vllaznia që ka mësuar gjithë Shqipërinë çfarë është futbolli, është kulmi. Partizan robt ku ti kesh, ekip by***ir”, shkruan në rrjetet social ‘Instagram’.

Vllaznia nuk do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore për herë të parë që nga themelimi në 1919, ndërsa pasoja do të ketë edhe për ekipin B që detyrohet të zbresë në Kategorinë e Dytë.

Foto/ ‘Ditë zie’ në Shkodër, tifozët lajmërim për ‘vdekjen’ e Vllaznisë