Flash News

KRYESORE

Lombardia nxjerr blof ata që presin rikthimin e Serie A

Lombardia nxjerr blof ata që presin rikthimin e Serie A

COVID-19 ka prekur gati 300 mijë njerëz dhe shteti më i prekur deri tani është Italia, aty ku nuk flitet më për asgjë tjetër. Koronavirusi është tema e ditës dhe për futboll nuk mendon dot askush.

Pavarësisht se është thënë që me datë 3 prill mund të kemi një rinisje të kampionatit italian, kjo gjë duket e pamundur. Së fundmi mediat raportojnë se është marrë një vendim që izolon zonën e Lombardisë deri më 15 prill minimumi.

Me pak fjalë, në Lombardi do të pezullohet çdo gjë deri me 15 prill, prandaj hipoteza që futbolli mund të rinisë me 3 prill bie. Nëse nuk luhet në pjesën veriore të Italisë, nuk luhet askund.

Të fundit