Flash News

KRYESORE

Londër, akspozitë me sendet personale të grupit ABBA

Londër, akspozitë me sendet personale të grupit ABBA

Një ekspozitë kujtese, e madhe që feston e kujton muzikën e grupit suedez, ABBA, do të hapet në fund të vitit në Londër, duke iu ofruar fansave një pamje të paprecedentë në karrierat e fitueseve të Eurovizionit.  Kjo ekspozitë do të hapet në Southbank Centre në dhjetor, dhe është emëruar si “ABBA: Super Troupers”, duke iu dhënë fansave një shans që t’i shohin sendet dhe objektet e tjera nga arkivat private të bendit për herë të parë në Britani të Madhe.

Përveç këtyre sendeve nga e kaluara e këtij pop grupi, ekspozita do t’i shoqërojë vizitorët përmes dhomave individuale ku secila përfaqëson një moment kyç të historisë së tyre, përfshirë edhe një duplikat të dhomës Brighton Grand Hotel ku qëndruan gjatë triumfit të tyre në Eurovizionin e vitit 1974. Grupi ABBA ka qenë mjaft i preferuar edhe në Shqipëri dhe gjatë kohës së komunizmit dëgjohej e këndohej fshehurazi.

 

Të fundit