Flash News

KRYESORE

Londra përcakton objektivat e Samitit të Ballkanit Perëndimor, çfarë do u kërkohet kryeministrave

Samiti i Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, do të organizohet këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se ky vend po negocion për daljen nga Bashkimi Europian.

Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Dhomën e Lordëve ka përcaktuar edhe objektivat britanike të samitit.

Liria e shtypit, sundimi i ligjit dhe roli i shoqërisë civile në demokracitë e hapura janë tre temat mbi  të cilat do të fokusohet samiti dhe drejtuesve të qeverive do u kërkohet të bëjnë më shumë për rritur nivelin në këto fusha.

Pjesë e takimit, përveç kryeministrave dhe ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë gjithashtu të pranishëm kryeministrat e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Të fundit