Flash News

KRYESORE

Lorenc Vangjeli nuk pranon argumentat e Klodiana Lalës: Pusho moj ti...

Lorenc Vangjeli nuk pranon argumentat e Klodiana Lalës: Pusho moj ti...

Analisti Lorenc Vangjeli pati një përplasje me tone të larta me gazetaren e kronikës, Klodiana Lala në emisionin “Opinion”, ku po diskutohet tema: “Rama dhe Xhafaj thyejnë heshtjen!”.

Debati nisi kur Vangjelit tha se në ditët në vazhdim do të ndodhin çudira në Shqipëri, duke iu referuar zërave se mund të ketë arrestime të bujshme zyrtarësh të lartë. Në këtë moment, Lala i kërkoi atij që të mos jetë aq euforik.

Debati vijoi si më poshtë:

Vangjeli: Pusho moj ti!

Lala: Ki kujdes, se mua nuk mund të më drejtohesh ashtu

Vangjeli: Mos më ndërpre më mua.

Lala: Ji etik, se je edhe gentelman.

Vangjeli: Mos ha shumë fasule me mua.

Debati u qetësua pas ndërhyrjes së analistit Artan Hoxha, i cili i kërkoi Vangjelit te jetë më i kujdesshëm me fjalorin që përdor.

Të fundit