Flash News

KRYESORE

Lori-Elvanen apo Elvana-Lorin? Vajzat kopjojnë njëra-tjetren

Elvana Gjata dhe Lori Hoxha janë dy nga vajzat më të ndjekura shqiptare. Elvana është bërë e njohur për publikun si këngëtare e ndërsa Lorin e ndihmoi fakti që ishte e bija e Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Channel.  Ndërkohë, Lori me kalimin e viteve ka krijuar profilin si “fashion influencer” dhe po provon veten dhe si producente.

Dy vajzat kanë shumë ngjashmëri me njëra-tjetren dhe kjo po bëhet e dukshme dita-ditës. Që të dyja kanë kryer operacione plastike, ndonëse Elvana se ka pranuar asnjëherë por gjithsesi është e dukshme. Ajo që bie në sy është se ndonjëherë është e vështirë të identifikosh se cila është njëra dhe cila tjetra. Pjesa më e ngjashme e tyre janë buzët. Mesa duket Lori pelqen shumë se si janë realizuar buzët e Elvanës dhe me siguri ka provuar ta arrije këtë rezultat.

Edhe në veshje kanë disa kombinime të ngjashme edhe pse duhet thënë se Lori është më e ekspozuar ndaj trendeve të fundit. Gjithsesi, dy vajzat janë shumë të lidhura bashkë dhe gjithmonë i shohim nën shoqërinë e njëra-tjetres.

Në fotot e mëposhtme janë dy bukuroshet të vëna përballë njëra-tjetres. Ju bëni dallimin cila është Elvana dhe cila Lori.

Të fundit