Flash News

KRYESORE

Lori Hoxha: Nuk do të martohem unë, do të jetë jo katunari por trefish katunari

Lori Hoxha: Nuk do të martohem unë, do të jetë jo katunari

Ditën e djeshme kudo nëpër media u përfol se Lori Hoxha do të martohet në korrik por mesa duket qenkemi keqkuptuar dhe nga ajo që ka thënë moderatorja ajo që do martohet është motra e saj, Sara, por jo në korrik.

Në një intervistë për emisionin “You&Me” në NRG Radio Lori Hoxha reagoi për herë të parë për dasmën e shumëpërfolur. E pyetur se nëse do të martohet në korrik, përgjigjja e trashëgimtares së Top Channel ishte shumë e prerë.

Jo nuk do të martohem unë”, tha blogerja.

Gjatë intervistës Lori u pyet se nëse lajmet që qarkullojnë kanë ngatërruar adresë dhe ajo që do të martohet do të jetë Sara me Ledionin.

“Pse nuk ftoni Sarën këtu? As Sara nuk martohet në korrik. Qëparë po lexoja një lajm ku thonin se do të martohen të dyja në një ditë. Do të jetë jo thjeshtë katunari, por trefish katunari”, u përgjigj Lori.

 

Të fundit