Flash News

KRYESORE

Lori Hoxha sjell “Oscars” në Shqipëri

Top Channel po transmeton momente nga 'Dolby Theatre' ku po zhvillohet mbrëmja gala e Çmimeve Oscars. Në një emision të dedikuar, i moderuar nga Ledion Liço e ftuar është dhe kunata e tij, Lori Hoxha.

E veshur me një fustan të bardhë i mbyllur sipër dhe me pupla poshtë belit, Lori shkëlqen në studio teksa komenton veshjen e yjeve të Hollywood-it në tapetin e kuq të ndarjeve të çmimeve.  Me një krehje të thjeshtë dhe grim natyral, Lori duket sikur ka dashur të ‘kopjoje ‘ paksa Rita Orën, e cila së fundmi shfaqet me grim natyral dhe me veshje të bardha me pupla.

Lori Hoxha u shpreh se është inspiruar nga veshja e Angelina Jolie në ‘Golden Globes’.

Të fundit