Flash News

KRYESORE

Lorik Cana “Marieli” i ri i ekraneve shqiptare

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, që pas largimit nga futbolli i luajtur, e kemi parë shpesh në emisione të ndryshme televizive.

Duke qenë se tematikat për të cilat ai ftohet janë me një ndjeshmëri të lartë, Cana shpesh herë emocionohet duke shpërthyer në lot. Kjo ka filluar të shpeshtohet kohët e fundit aq sa na bën të kujtojmë Marielin e famshëm të Big Brother-it i cili qante për çdo histori që përcillte ndjenjë dhe emocion.

Mbrëmë në "Dua të të bëj të lumtur" në TCH ishte i ftuar dhe Lorik Cana për të surprizuar Gersin e vogël, të cilin e kemi njohur në sezonin e parë të këtij emisioni.  Ishte pikërisht historia e Gersit ajo që çeli edhe edicionin e dytë të këtij programi. Gersit i pëlqen shumë futbolli dhe Arbana vendosi ta surprizonte me vizitën e ish-kapitenit të skuadrës kombëtare Lorik Cana. Cana i përlotur tregoi se ishte shumë i lumtur për ecurinë dhe këmbënguljen që Gersi ka treguar këto kohë duke u shprehur se ai do të ishte shumë i lumtur sikur edhe djali i tij të kishte karakterin e Gersit.

Gjithashtu Cana është përlotur dhe në studion e Sonila Meços "Kontrata" dhe para disa ditësh edhe në studion e Top Show. Lorik Cana një nga figurat publike më të dashura për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës duke qenë se ai ka dhënë shumë për futbollin dhe kombëtaren shqiptare.  Kur bëhet fjalë për çeshtje kombetare dhe tema delikate e të ndjeshme, Cana nuk përmbahet dot duke shpërthyer edhe në lot.

 

Të fundit