Flash News

KRYESORE

Lorik Cana s’do të emërohet drejtor i Shkëndijës së Tetovës

Lorik Cana s’do të emërohet drejtor i Shkëndijës

Ish-kapiteni i Kombëtarës kuqezi, Lorik Cana është përfolur së do të emërohet si drejtor sportiv i Shkendijës së Tetovës, pas eliminimit te tyre te parakohshem nga Liga e Europes. Megjithatë, 36-vjeçari i ka hedhur poshtë këto spelulime, duke deklaruar se do ta mbështes këtë ekip vetëm si spektator.

Emisioni In7 në Kosovë, në nje bisedë me Canën, mëson se ish-mbrojtesi nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe se lajmet e shpërndara keto dite janë vetëm spekulime. “Do ta mbështes Shkëndijën me çdo forcë. Jam tifoz i zjarrtë i saj. Por vetëm kaq për momentin”, ka sqaruar Cana.

Cana u tërhoq nga futbolli në vitin 2016, pas kampionatit europian "Francë 2016". Prej asaj kohe, ai i eshte perkushtuar vetem fondacionit te tij "Lorik Cana 5", pa ndonje impenjim te rendesishem ne futboll.

Të fundit