Flash News

KRYESORE

Los Anxhelos, realizohet transplanti i parë i kujtimeve

Los Anxhelos, realizohet transplanti i parë i kujtimeve

Ndoshta nuk e kishit menduar ndonjëherë që do vinte një ditë, që do të realizoheshin edhe transplante kujtimesh, por ja që diçka e tillë është e mundur edhe pse tek njerëzit akoma jo.

Neurobiologu në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, David Glanzman, pretendon se ka arritur të realizoj me suksese një transplant kujtimesh midis dy kërmijve të detit.

Glanzman për të provuar teorinë e tij realizoi një eksperiment me një molusk deti të cilit i injektoi disa tela në bisht dhe i dha disa goditje elektrike, kjo gjë bëri që kërmilli të reagonte duke u mbrojtur në momentin që do ndjente diçka të tillë në bishtë.

Pastaj qelizat e këtij molusku i injektoi tek tjetri, që nuk e kishte provuar më parë eksperimentin. Në momentin që molusku i dytë ndjeu diçka në bisht reagoi në mënyrë të ngjashme me atë që u përfshi së pari në eksperiment.

Shkencëtari shpjegon se kujtesa e injektuar i shkaktoi një refleks të pavullnetshëm gjallesës ndaj çdo gjëje që moluskut të parë i është dukur i njohur.

David sqaron se zgjodhi kërmijtë e detit për këtë eksperiment sepse ato janë krijesa që çdo kujtim që kanë e përkthejnë edhe në reflekse mbrojtëse, të cilat lidhen me disa kode të veçanta me molekulat e ARN.

Të fundit