Flash News

KRYESORE

Lotaria amerikane, ambasada nxjerr datat kur nisin aplikimet për DV-2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar datat e aplikimit për Lotarinë Amerikane.

Përmes rrjeteve sociale, ambasada sqaron se aplikimet nisin data nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019 ora 17:00!

Po ashtu, njoftimi nisi edhe me një këshillë.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip!”, sqaron ambasada.

Të fundit