Flash News

KRYESORE

Lotët s'e ndihmuan Saimir Tahirin

Lotët s'e ndihmuan Saimir Tahirin

Ish-ministri dhe ish-deputeti Saimir Tahiri, teksa foli sot për gjysmë orë në një deklaratë për mediat dhe njoftoi dorëheqjen, u pushtua nga emocione të forta në disa momente.

Është pikërisht familja e tij, që e emocionon në publik.  Ditën e sotme teksa u kërkoi ndjesë familjarëve për gjithçka kanë përjetuar së fundmi, Tahiri me zë të dridhur u shpreh, “E sot i them të gjithëve, ja ku më keni, si qytetar të thjeshtë. Këtu jam e këtu do jem. Fuqia ime është vetëm e vërteta ime e nuk do rresht t’i shkoj deri në fund. Është familja ime dhe miqtë e mi të cilëve u kërkoj ndjesë për çdo minutë shqetësim që kanë marrë prej meje dhe punës sime. Si dhe ata mijëra shqipëtarë që më besojnë ende e që nuk kam fjalë mjaftueshëm t’i falenderoj për çdo fije mbështetje që më kanë dhënë e që më japin ende, qoftë edhe me një mesazh”.

Mirëpo, këto nuk ishin lotët e parë të Tahirit. Kujtojmë që dhe në studion e “Opinion” me 19 tetor, kur pritej arrestimi i tij, u përlot në studio, teksa i kërkonte ndjesë të birit.

 “Nuk është një moment i zakonshëm për mua e as për familjen time siç nuk është një moment i zakonshëm për të gjithë njerëzit që më kanë njohur, ata që më kanë besuar, ata që më kanë zgjedhur dhe një ndjesë time për shqetësimin kolegëve socialiste, kryeministrit patjetër të cilëve iu kam krijuar një shqetësim të pamerituar por më së pari për tim biri. Jam gjendur përballë sulmeve të vazhdueshme për zgjedhjen time. Jam i shqetësuar vetëm për qetësinë e familjes sime. Më intereson të shoh njerëzit në fytyrë nesër dhe nuk më interesojnë korridorët e politikës”- qe shprehur Tahiri.

Megjithatë, në situatën në të cilën ndodhet me problemet me drejtësinë, as lotët s'ishin shpëtimi i tij.

Të fundit