Flash News

KRYESORE

LSI ashpërson gjuhën kundër Edi Ramës: Qytetarët e dinë se kush është koka e së keqes në politikë

LSI ashpërson gjuhën kundër Edi Ramës: Qytetarët e

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ashpërsuar gjuhën kundër kryeministrit Edi Rama teksa fushata ka hyrë në fazën e saj kulmore.

Luan Rama ka deklaruar sot se qytetarët e dinë shumë mirë se kush është koka e së keqes në politikën shqiptare dhe metastazat e kancerit duhet të goditen aty në mënyrë që të luftohen.

“Meqë Edi Rama është në panikun e metastazave të kancerit, më lëni t’ja bëjë të qartë se ato luftohen duke i goditur në kokën që i mban dhe ndihmon në përhapjen e tyre. Qytetarët e dinë se kush është koka e së keqes në politikën shqiptare”, u shpreh Luan Rama.

Rama i LSI ka lëshuar akuza edhe ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha, duke e konsideruar si zëdhënësin e ‘Rilindjes’.

LSI kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja, Luan Rama: Basha të akuzojë qeverinë, jo ministrin Panariti

Të fundit