Flash News

KRYESORE

LSI bën avokatinë e presidentit Meta, Vasili kundër Manjanit: Zëdhënës politikë e parapolitikë të klikës antiamerikane

LSI bën avokatinë e presidentit Meta, Vasili kundër Manjanit:

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë përsipër të bëjë avokaturën e presidentit Ilir Meta, ndonëse kryetarja Monika Kryemadhi përpiqet të mbajë një qëndrim të diferencuar nga vendimet e Presidencës.

Megjithatë, kësaj përpjekje nuk i është përmbajtur sot kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka reaguar ashpër pas një shkrimi të ish-kolegut të tij, Ylli Manjani. Manjani e konsideroi të gabuar dhe të nxituar vendimin e Metës për t’i dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump, ku thuhej se vota e në OKB nuk përfaqësonte qëndrimin e Shqipërisë.  

Ndonëse nuk e përmend në emër, Vasili dukshëm i referohet shkrimit të Manjanit kur thotë se “çdo avokati e këtij turpi që nuk zhbëhet dot është po aq e errët sa edhe vetë arsyet e errëta të qeverisë së kapur për të votuar haptas kundër Amerikës.”

Madje, Vasili shkon edhe me tej me akuzën e tij kur thotë se “denoncimi i fortë, pa komplekse dhe pa kompromis i këtij turpi është i vetmi qëndrim i ndershëm në të mirë të Shqipërisë dhe në dëm të klikës antiamerikane që qeveris vendin dhe të gjithë zëdhënësve të saj politikë e parapolitikë.”

Reagimi:

Qeveria kunder Amerikes ne OKB, ky turp i saj nuk zhbehet.

Qeveria votoi kunder Amerikes dhe kete nuk e luan topi.

Cdo alibi e shpëlarë e qeverise vetem se e rendon kete faj historik te saj.

Asnje shqiptar nuk eshte ne krah te qeverise kur ajo voton kunder Amerikes.

Arsyet e erreta te ketij votimi antiamerikan te qeverise jane te qarta dhe qellimkëqia.

Cdo avokati e ketij turpi qe nuk zhbëhet dot eshte po aq e erret sa edhe vete arsyet e erreta te qeverise kapur per te votuar haptas kunder Amerikes.

Denoncimi i forte, pa komplekse dhe pa kompromis i ketij turpi eshte i vetmi qendrim i ndershem ne te mire te Shqiperise dhe ne dem te klikes antiamerikane qe qeveris vendin dhe te gjithe zedhenesve te saj politikë e parapolitikë.

Të fundit