Flash News

KRYESORE

LSI bën festë, por trafiku 'vuan'. Shihni fotot e bllokimit

'Të ecim më shpejt', ka qenë një prej sloganeve të fundit elektorale të LSI. Sot pasdite kjo forcë politike ka mundësuar të kundërtën: ka bërë që trafiku dhe jeta e qytetit të ngadalësohen deri në bllokim

Lëvizja Socialiste për Integrim mban sonte në Pallatin e Sportit 'Asllan Rusi', Konventën Kombëtare, e cila do të konfirmojë edhe tranzicionin e pushtetit në parti pas ikjes së Ilir Metës në krye të shtetit.

Përgatitjet për Konventën, por edhe pjesëmarrja e lartë në këtë event partiak ka çuar në një bllokim të trafikut në periferi të Tiranës.

Radha e gjatë e makinave fillon diku te rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe vazhdon deri te rrethrrotullimi i Zogut të Zi.

 

Të fundit