Flash News

KRYESORE

LSI depoziton amendamentet për buxhetin e 2018-ës

LSI depoziton amendamentet për buxhetin e 2018-ës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend amendamentet e saj për buxhetin e vitit 2018.

LSI propozon që ligji për taksën mbi pronën, për shtëpinë e parë, ku qytetari është rezident të mos paguhet taksë.

“Taksa e banesës së parë të jetë 0 dhe 0.05% për banesën e dytë dhe më shumë të mbetet propozimi i qeverisë”, propozon LSI.

Ndërkohë dy propozime të tjera janë që TVSH-ja për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20% në 5% si dhe pragu përjashtues për biznesin e vogël për skemën e TVSH-së, të mbetet në nivelin 5 milionë lekë të reja, jo të ulet në 2 milionë siç ka propozuar qeveria.

Të fundit