Flash News

KRYESORE

LSI e para në fletën e votimit, Vasili: Nesër të parët edhe në rezultatet e zgjedhjeve

LSI e para në fletën e votimit, Vasili: Nesër të parët

Sapo ka përfunduar hedhja e shortit në Komisionin Qëndror Zgjedhor për renditjen e partive në listat e votimit.

Lëvizja Socialiste për Integrim është renditur e  para  në listë  e  ndjekur nga PS në vendin e dytë dhe PD në të 13.

Menjëherë pas këtij vendimi kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në Facebook ku nëpërmjet një statusi shprehet se  nisën me të qenit të parët në rini, vijuan me të qenit të parët në mendësi, qetësi, dashuri dhe gatishmëri për vetesakrificë për qetësinë e vendit.

Statusi i plotë:

E nisëm me të qenit të parët në rini. Vijuam me të qenit të parët në mendësi, qetësi, dashuri dhe gatishmëri për vetesakrificë për qetësinë e vendit. Investuam njeriun më të rëndësishëm të LSI-së si të parin e shtetit. Jemi të parët me një ofertë programore dinjitoze për vendin, që punëson 100,000 të rinj brenda një mandati. Nga sot të parët në fletën e votimit. Sa shumë numra 1 të mbarë! 

Nesër të parët edhe në rezultatet e votimit, si forcë e parë!

 

Të fundit