Flash News

KRYESORE

LSI: Gjermania të kontrollojë milionat e eurove të dhëna për rinovimin e godinave të konvikteve

LSI: Gjermania të kontrollojë milionat e eurove të dhëna

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes deputetes Kejdi Mehmetaj, e ka cilësuar si tallje të qeverisë me studentët vendimin për rikonstruksionin e konvikteve të studentëve.

Mehmetaj i ka kërkuar qeverisë gjermane, si investitorja e këtij projekti, që të monitorojë grantin e dhënë për rikonstruksionin e godinave të konvikteve.

“Të tallesh sot me studentët, t'u hedhësh atyre copa letrash përpara dhe asgjë konkrete do të thotë jo vetëm të kesh frikë prej tyre, por të duash të bësh sikur ata nuk ekzistojnë. Sido që të duash kryeministër, ata janë aty në shesh dhe jo vetëm nuk do të lëvizin dhe do të qëndrojnë atje derisa të plotësojnë kërkesat e tyre. E bëjmë këtë thirrje për qeverinë gjermane që të kontrollojë milionat e eurove grande të dhëna për rinovimin e godinave në qytetin studenti”, u shpreh deputetja e LSI-së.

Të fundit