Flash News

E-TJERA

LSI i jep fund dilemave, regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit

LSI i jep fund dilemave, regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 18

Kanë marrë fund dilemat nëse Lëvizja Socialiste për Intergrim do të regjistrohet për në zgjedhjet e 18 qershorit. Mësohet se ditën e djeshme ky subjekt politik ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këkesën për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor.

Me këtë dokument LSI bëhet zyrtarisht pjesëmarrse në zgjedhje edhe pse dilemat ishin të mëdha, duke parë deklaratat që vinin nga eksponentët e saj.

Kërkesa e partisë së Ilir Metës do të shqyrtohet nesër në KQZ.

Më herët në zgjedhje është regjistruar edhe Partia Socialiste dhe partitë të tjera të majte, ndërsa opozita e bashkuar ka refuzuar që të regjistrohet duke i qëndruar versionit e saj të parë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Të fundit