Flash News

KRYESORE

LSI i jep kohë Veliajt: Të dëgjojmë argumentet për rritjen e çmimit të ujit

LSI i jep kohë Veliajt: Të dëgjojmë argumentet për

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës kanë thyer heshtjen sa i përket rritjes së çmimit të ujit me 44% nga 45 në 65 lekë për m3 nga Bashkia e Tiranës.

Edhe pse këshilltarët e LSI nuk shprehen kundër këtij vendimi, ata do të kërkojnë një dëgjesë publike për propozimin e Erion Veliajt  për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. 

Ky vendim është marrë pas një mbledhje të zhvilluar nga këshilltarët e kësaj force politike.

Ndërkohë, këshilli bashkiak pritet të mblidhet nesër në orën 18:00 me rend dite pikërisht rritjen e çmimit të ujit.

Të fundit