Flash News

KRYESORE

LSI ka disa pyetje për Ministren e Mbrojtjes

LSI ka disa pyetje për Ministren e Mbrojtjes

Luan Rama i LSI-së ka disa pyetje për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Xhaçka u shpreh se do të blejë radarë të rinj, por Rama kërkon të dijë arsyen se përse radarët nuk kanë funksionuar prej vitesh.

Reagimi i Luan Ramës:

Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj!

Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?!

Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?!

Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!

Të fundit