Flash News

KRYESORE

LSI koalicion me PD në zgjedhjet lokale? Kryemadhi: Jemi aty, aty!

LSI koalicion me PD në zgjedhjet lokale? Kryemadhi: Jemi aty, aty!

PD dhe LSI mund të hyjnë së bashku në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Ky fakt është konfirmuar nga vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndërsa ishte e ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”në Report tv.

Sipas Kryemadhit, mes dy partive opozitare ende s’ka një marrëveshje, por janë pranë saj.

“Akoma nuk e kemi diskutuar se është akoma shumë herët për koalicionet, partitë janë në ‘gjueti’ për evidentimin e kandidaturave, që marrin përgjegjësi, jo për të pasur militantë. Jemi në diskutime, ka një lloj pozitiviteti dhe dashamirësie, por jemi në diskutime për vendosur kriteret për kandidatin, jo emrat. Nuk kemi rënë dakord 100%, por aty aty”, u shpreh kryetarja e LSI.

Të fundit