Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
LSI kundër ministrit gjerman, Luan Rama: Qëndrim i njëanshëm, nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka konsideruar të njëanshme deklaratat e bëra në Tiranë nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Kreu i grupit parlamentar, Luan Rama tha se qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme vetëm kur janë të balancuara. Gjatë konferencës me mediat, Rama tha se çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës poltike.
“Qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë të balancuara. Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar për shkak të papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve. Boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët shqiptarë, por edhe për gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë marrëzitë politike”, u shpreh Luan Rama.
Ky qëndrim i LSI-së vjen pas reagimit të Lulzim Bashës së ministri Gabriel nuk ka patur të gjithë informacionin e nevojshëm për situatën në Shqipëri.