Flash News

KRYESORE

LSI i kundërpërgjigjet PS: Rilindja të distancohet nga bandat

LSI i kundërpërgjigjet PS: Rilindja të distancohet nga bandat

Nënkryetari i LSI, Luan Rama i është kundërpërgjigjur deklaratës së Partisë Socialiste dhe akuzave ndaj presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe as për socialistët.

Sipas Ramës LSI ka denoncuar grupet kriminale të Rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë.

Nënkryetari i LSI i bën thirrje Rilindjes të distancohet nga bandat dhe të presë me qetësi rezultatin e zgjedhjeve.

Statusi i Ramës:

LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe as për socialistët! 

LSI ka denoncuar grupet kriminale të Rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë, që nën mbrojtjen dhe me veprimet e mosveprimet e Policise, qarkullojnë të armatosur për të kërcënuar votuesit dhe për të tjetërsuar vullnetin e tyre!

Rilindja të distancohet nga bandat, të dënojë aktet e dhunës në Kashar, në Shëngjin e gjetiu dhe të presë me qetësi rezultatin e zgjedhjeve!

Shqipëria po voton kundër bandave dhe kastës politike në shërbim të krimit!

Të fundit