Flash News

KRYESORE

LSI kundërshton sulmet e Ramës ndaj Metës: Kryeministri i plagosur shpirtërisht qau për Lleshin

LSI kundërshton sulmet e Ramës ndaj Metës: Kryeministri i

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka mbrojtur vendimin e Presidenti Meta për mos-dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas Vasilit, Rama është mërzitur për Lleshin, ndërsa nuk u përgjigj kurrë për mbytjen e Shqipërisë nga droga dhe për lulëzimin e krimit të organizuar.

“Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi…Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit”, ironizon Vasili.

Reagimi i plotë:

Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.

Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes,apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve,apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn.

Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi..Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit.

Të fundit