Flash News

KRYESORE

LSI largon Nasip Naçon nga Komisioni i KLGJ dhe KLP, e zëvendëson me të preferuarën e Kryemadhit

LSI largon Nasip Naçon nga Komisioni i KLGJ dhe KLP, e

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço është larguar nga nënkomisioni ‘AdHoc’ për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Largimi i Naços është bërë me kërkesë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Vendin e Nasip Naços do e zërë deputetja tjetër e kësaj force politike, Silva Caka, e cila njihet për afërsinë me kryetaren Monika Kryemadhi. Caka mori mandatin pak ditë më parë, pas shkarkimit të Gledion Rehovicës, i cili rezultoi me probleme me drejtësinë italiane. LSI nuk e kundërshtoi këtë lëvizje, por përkundrazi, Kryemadhi mbështeti hyrjen në Kuvend të Silva Cakës.

Përçahet LSI-ja në Fier. Dy këshilltarë i bashkohen PS, një del e pavarur

Të fundit