Flash News

KRYESORE

LSI liron bashkinë e Cërrikut pa incidente: Shihemi me 13 tetor

LSI liron bashkinë e Cërrikut pa incidente: Shihemi me 13 tetor

Në mesditën e sotme, në shkollën “Aleks Buda” në Cërrik u konstituua Këshilli Bashkiak dhe u betua kryetari i ri Andis Salla, përfaqësues i Partisë Socialiste i dalë nga votimet e 30 qershorit. Konstituimi u krye jashtë ambienteve të bashkisë. Në një deklaratë për Mediat, Altin Toska i LSI, i cili drejtoi gjatë katër viteve të shkuara këtë bashki deklaroi se ai nuk e njeh 30 Qershorin dhe se do të qëndrojë në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme në 13 Tetor sikurse thotë Dekreti i Presidentit Meta.

“Ne duam që politika të mos tensionoje jeten e qytetareve. Çdo hyrje te paligjshme në bashki ne do e quajme uzurpim dhe do e denoncojme menjëherë në organet kompetente çdo shkelje ligjore. Ne jemi në sherbim te qytetareve edhe ne vijim. Presim te shprehet gjykata kushtetuesr per Dekretin e 13 Tetorit. Populli do vendose kush do jete kryetari i bashkise. Kur të vije dita do ta dorezoj me dinjitet mandatin”.

Në të njëjtën kohë në Cërrik, kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat e partisë kue cilësoi farsë të gjithë procesin e 30 Qershorit, ndërsa, sipas tij, përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi ligjore e penale.

Nga ana tjetër, Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e komentoi deklaratën e Bashës si një reflektim dhe pranim të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Këtë të enjte janë zhvilluar dhe konstituimet e këshillave bashkiakë në Librazhd e Belsh, ku përkatësisht, Kastriot Gurra dhe Arif Tafani u betuan për një mandat të dytë rradhazi.

Të fundit