Flash News

KRYESORE

LSI mbështet bojkotin e Kuvendit nga PD, bën një përjashtim

LSI mbështet bojkotin e Kuvendit nga PD, bën një përjashtim

Nënkryetari i grupit të LSI-së, Luan Rama në një deklaratë për median ka theksuar dhe njëherë qëndrimin e prerë për të mbështetur kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, dhe zbardhjen e së vërtetës.

““Grupi i LSI thekson qëndrimin parimor, ligjor dhe në përputhje jo vetëm me moralin politik por edhe me aspiratën e qytetarëve që presin nga Kuvendi qasje që respekton ndarjen e pushteteve, respektimin e autoriteteve të drejtesisë. Prandaj ne do të votojmë pro kërkesës së Prokurorisë për të gjetur rrugën, që organi i akuzës mendon se i shërben zbardhjes së të vërtetës në lidhje me gjithë veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Grupi i LSI-së miraton qëndrimin që do i paraqitet Kuvendit, përmes raportit që mbështet dhe aprovon kërkesën e organit të akuzës”, u shpreh Rama.

Ndërsa përsa i përket qëndrimit të PD-së për bojkotin e zgjedhjeve, u pozicionua pranë saj, por vetëm me 1 ndryshim.

“Mbështet qëndrimin e opozitës me vetëm një përjashtim, pasi nesër është programuar një mbledhje e Komisionit të Shëndetësisë, ku Petrit Vasili do të marrë pjesë në këtë mbledhje”, u shpreh Luan Rama.  

 

 

Të fundit