Flash News

KRYESORE

LSI mbledh grupin parlamentar, Monika Kryemadhi jep këshillat e para

LSI mbledh grupin parlamentar, Monika Kryemadhi jep këshillat e para

Sot paradite është mbledhur grupi parlamentar i LSI-së për të organizuar opozitën e tij në Kuvendin e ri që do të hapet më 9 shtator. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli për aksionin opozitar që pritet të nisë LSI-ja dhe objektivat që kjo forcë ka.

“LSI si parti e stabilitetit politik si në 13 vitet e fundit, ne këtë nisëm do ta kemi edhe më tutje. Do jemi në opozitë me keqqeverisjen. Qendrim të jashtëzakonshëm sa i përket iniciativave në jetën parlamentare. Do jemi vigjilentë dhe do ndjekim çdo iniciativë që fle në sirtarët e kuvendit siç është propozimi për koncesionet. Mungesat tona do të jenë të patolerueshme në Kuvend…”. Më pas mbledhja vijon me dyertë mbyllura ku do ët behet ndarja e detyrave dhe posteve brenda grupit, detyra që do të kryhen prej deputetëve të LSI në Parlamentin e ri që do të nisë kësaj jave. Më vonë do të ketë një komunikim për mediat për vendimiet e mbledhjes së LSI-së.

Të fundit