Flash News

KRYESORE

LSI më mirë me Metën apo me Kryemadhin? Klajda Gjosha tregon të preferuarin e saj

LSI më mirë me Metën apo me Kryemadhin? Klajda Gjosha tregon

Brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim ka një debat nëse kjo forcë politike po drejtohet më mirë tani nga zonja Monika Kryemadhi, apo më herët kur ishte Ilir Meta.

Për deputeten Klajda Gjosha, Meta dhe Kryemadhi kanë karakteristika të ndryshme lidershipi, teksa theksoi se me Kryemadhin ndihet më komode për faktin e thjeshtë se ajo është grua.

“Janë të dy të jashtëzakonshëm në mënyrën e vetë. Zoti Meta ka qenë më shumë institucional edhe me komunikimin me gjithë drejtuesit e tjerë. Zonja Kryemadhi është shumë herë më popullore, shumë herë më hapur për bashkëpunim. Debati në LSI është shumë herë më i hapur le të themi. Kur një parti politike drejtohet nga një grua, përgjegjësia është e jashtëzakonshme dhe vetë partia merr një rrjedhë tjetër që ndoshta burrat mund ta kenë pak më të vështirë për tu mësuar, por për ne gratë është një komoditet i jashtëzakonshëm . Është mirë që i kemi provuar të dy liderët tashmë”, tha Gjosha në emisionin ‘Politika Online’ të gazetares Marsela Karapanço.

Në fund, ajo shtoi se largimin nga LSI e shikon si fundin e karrierës së saj politike.

Të fundit