Flash News

KRYESORE

As LSI nuk është e kënaqur me sondazhin, Silva Caka: Po aq qesharak sa në 2013-ën

As LSI nuk është e kënaqur me sondazhin, Silva Caka: Po aq

As Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e kënaqur me sondazhin e organizuar IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News. Kjo forcë politike rezultonte me rritje votash që prej 2013-ës, por sërish ishte shumë larg objektivit për t’u shpallur parti e parë më 25 qershor.

Deputetja Silva Caka e ka konsideruar sondazhin si po aq qesharak sa në 2013-ën, ndërsa thekson se LSI do të jetë forcë e parë.

“Sondazh konsensual! Është një film i parë dhe i riparë nga shqiptarët. Sondazh po aq qesharak sa në 2013-n. Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë dhe këtë nuk e ndryshojnë dot sondazhet konsensuale plot humor”, shkruan Caka.

Krisje mes Idrizit dhe Metës, PDIU: LSI financoi sondazhin ku ne dalim keq, i bën presion Ramës

Rezultati i sondazhit parazgjedhor, reagon ish-ministri: Ky është përceptimi i shqiptarëve për realitetin

Të fundit