Flash News

KRYESORE

LSI nuk i fsheh më synimet, Vasili: Ne force e parë, nevojë e Shqipërisë

LSI nuk i fsheh më synimet, Vasili: Ne force e parë, nevojë e

Në fjalën e mbajtur takimin me banorë të Njësisë administrative nr. 7 në Tiranë, Petrit Vasili theksoi se të rinjtë kanë treguar se mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe se ata që mund t’i japin Shqipërisë një ritëm të ri.

“Shqipëria ndodhet në këtë moment që do një shtysë të madhe përpara, do ritëm të ri dhe ritmin e ri do t’ia japin pikërisht ata që janë të rinj. Të rinjtë kanë treguar që janë në gjendje që të bëjnë gjëra të mëdha dhe ne u kemi dhënë një besim shumë të madh atyre. LSI forcë e parë është nevojë e Shqipërisë, dhe këtë të mirë të madhe ne nuk mund t’ia privojmë as LSI-së dhe as Shqipërisë, të gjithë së bashku do ta bëjmë këtë realitet dhe e kemi bindjen si asnjëherë”, – deklaroi kryetari i LSI-së, Vasili.

Ndërsa, kryesuesja e listës së kandidatëve të qarkut Tiranë, Klajda Gjosha, tha se qytetarët janë të lodhur nga konflikti politik dhe se kanë nevojë për një forcë si LSI-ja që të ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre.

Të fundit