Flash News

KRYESORE

LSI padit KQZ për numëruesin e tretë në Kolegjin Zgjedhor

LSI padit KQZ për numëruesin e  tretë në Kolegjin Zgjedhor

Pas vendimit  të  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për anëtarin e tretë të numëruesve në Grupet e Numërimit të Votave të zgjedhjeve të 25 qershorit, Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për ta kundërshtuar.

 Nesër në orën 11:30 Kolegji Zgjedhor do të hedhë shortin për të përcaktuar trupën gjyqësore që do të shqyrtojë padinë e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Shorti i hedhur nga KQZ sot, përcaktoi ndarjen e anëtarit të tretë mes LSI dhe PDIU në grupet e numërimit të votave, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Numëruesi i fundit i papërcaktuar në grupet e numërimit të votave, në tavolinat me numër çift anëtarësh do t'i përkasë LSI­së. Ndërsa PDIU, do ketë anëtar të saj në tavolinat me numër tek. Ky vendim i KQZ­së shkaktoi pakënaqësi te përfaqësuesi ligjor i LSI­së, ndërsa nuk pati pretendime nga e PDIU­së.

Të fundit