Flash News

KRYESORE

LSI përjashton dy këshilltarët, Bixha: Vendimi i tyre në këshillin bashkiak i shtyrë nga interesa korruptive

LSI përjashton dy këshilltarët, Bixha: Vendimi i tyre në

Lëvizja Socialistë për Integrim ka përjashtuar nga radhët e saj dy anëtarët e këshhillit bashkiak të Tiranës Genta Mezinin dhe Agim Krajën, pasi ditën e djeshme dolën jashtë vijës së partisë, duke qëndruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe duke dhënë votën pro vendimit për rritjen çmimit të ujit. Përjashtimin e tyre nga radhët e LSI e ka bërë të ditur në një deklaratë për mediat koordinatorja e këshilltarëve të LSI për Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha.

“Lëvizja socialiste për Integrim ka përjashtuar nga grupi i këshilltarëve bashkiak të LSI, Genta Mezinin dhe Agim Krajën. Qëndrimi dhe votimi i tyre në këshillin bashkiak ka qenë tërësisht individual dhe i shtyrë prej interesave korruptive. Ky vendim nuk ka të bëj aspak me vendimin institucional. Grupi i këshilltarëve të LSI  është distancuar qartë dhe prerë nga këta dy këshilltarë. Forumet drejtuese të LSI Tiranë, do të përshkallzojnë masën ndëshkuese ndaj këtyre dy individëve që keqpërdoren atributet e LSI në dëm të instresit të qytetarëve. Në vend të interesit institucional, vendosën interesin korruptiv e personal. Grupi i këshilltarëve të LSI siguron dhe njëherë se shërbimi ndaj qytetarëve është detyrimi ynë madhor”, deklaroi Bixha.

Të fundit