Flash News

KRYESORE

LSI: Policia arreston Henri Çilin dhe jo horrat e qeverisë që dalin nëpër përgjime

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për ndalimin e botuesit Henri Çili.

Duke akuzuar qeverinë se nuk fut në burg ata që e meritojnë, Vasili nënivzon se qeveritarët e inkriminuar qëndrojnë jashtë burgut.

Ai merr shembull kryeministrin Rama, Damian Gjiknurin e deputetët, teksa argumenton se ata kryen krime elektorale e dolën në përgjime, por ndaj tyre nuk u mor asnjë masë.

“Kur Etilda Gjonaj bashke banden e ministrise drejtesise falsifikojne e mashtrojne per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese, duke konsumuar vepra penale pa fund nuk arrestohen

Kur del nga pergjimet e prokurorise Vangjush Dako qe behet njësh me kriminele nuk arrestohet.

Kur del sheshit korrupsioni i ministrave tek Unaza e re qe shkon gjer ne Amerike nuk arrestohen.

Kur falsifikon e mashtron Dvorani per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese nuk arrestohet”, nënvizon Vasili.

Më tej bën thirrje për tubimin në 2 mars, ku fton qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre t’i japin fund padrejtësive.

Të fundit