Flash News

KRYESORE

LSI propozon Petrit Vasilin në krye të Komisionit të Shëndetësisë

LSI propozon Petrit Vasilin në krye të Komisionit të

E pozicionuar në opozitë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë një nga tre komisionet parlamentare që duhet të drejtojë opozita. Bëhet fjalë për Komisionin e Shëndetësisë dhe për këtë kjo forcë politike ka propozuar Petrit Vasilin si kryetar të Komisionit të Shëndetësisë. Vasili ka qenë ish-ministër i Shëndetësisë dhe, duke i njohur problemet, do të jetë mjaft aktiv dhe kërkues ndaj ministres dhe poltikave të qeverisë për shëndetësinë.

Nga tetë komisione parlamentare, 5 i drejton maxhoranca dhe 3 i drejton opozita.  PD-ja do të marrë në drejtim komisionin e Integrimit që do të drejtohet nga Genc Pollo dhe atë të Veprimtarive Prodhuese.  

 

Të fundit