Flash News

KRYESORE

LSI: Rama i dorëzuar totalisht tek krimi

LSI: Rama i dorëzuar totalisht tek krimi

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagoi pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së.

Duke ju referuar deklaratave të Ramës, Vasili e cilëson Ramën si të dorëzuar totalisht tek krimi. “Kryeministri i dorëzuar, peng dhe shërbëtor i trafikanteve dhe krimineleve sot e pranoi publikisht perpara gjithe shqiptareve kete”, shkruan ndër të tjerash Vasili në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë, nënkryetari i LSI-së Luan Rama në reagimin e tij thotë se “Kryeministri, edhe sot në mbledhjen e deputetëve të rilindjes, i përfshirë prej panikut e frikës, na dëshmoi të gjithëve që ai është përgjegjësi kryesor për situatën e rëndë kriminale në vend!”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Kryeministri i dorezuar totalisht tek krimi.

Kryeministri njesh me krimin.

Dite shume e keqe per vendin.

Kryeministri i dorezuar, peng dhe sherbetor i trafikanteve dhe krimineleve sot e pranoi publikisht perpara gjithe shqiptareve kete.

Reforma ne drejtesi e ketij te inkriminuari ne krye te qeverise sot ka rene.

Kryeministri donte reforme ne drejtesi qe te mbronte trafikantet dhe kriminelet qe i mbeshteste dhe i perdorte dhe nje drejtesi tjeter qe godet pa meshire njerezit e zakonshem, te pambrojturit dhe te varferit.

Postimi i plotë i Luan Ramës

Një një shtet demokratik, në shtetin e të drejtës me pushtete ligjërisht të ndara, tagrin ligjjor për të çmuar vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e provave e ka vetëm gjykata, askush tjetër!

Kryeministri, edhe sot në mbledhjen e deputetëve të rilindjes, i përfshirë prej panikut e frikës, na dëshmoi të gjithëve që ai është përgjegjësi kryesor për situatën e rëndë kriminale në vend!

“Ec e ec e s’ka të sosur ky kanali i Myzeqesë”–thuhet në një poemë të viteve të para të epokës socialiste!

Fare mirë sot nën qeverisjes e kriminelorilindjes, ato vargje mund të përshtaten: “Ec e ec e s’kanë të sosur kriminelët e Rilindjes…”.

 

Të fundit